Hoti, Kurtit: Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura – si mund të thirresh në marrëveshje?

Hoti, Kurtit: Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura – si mund të thirresh në marrëveshje?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklarimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti, i cili, në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, tha se nga pikëpamja e LVV-së, marrëveshja politike me LDK-në për presidentin është ende aktive.

Por Hoti tha se Kurti nuk mund të thirret në marrëveshje kur vetë Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president nga të dy palët, është tërhequr nga kandidatura.

“Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?! Një dakordim mes dy kryetarëve të partive nuk mund të shndërrohet në urdhër për deputetët e Kuvendit”, tha Hoti në postim në Facebook.

Për më tepër, ai tha se kushtetuta është shumë e qartë: deputetët, si përfaqësues të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë detyrimi.

“Marrëveshjet politike mund të ndryshohen. Ne jemi gati të votojmë një kandidat nga Lidhja Demokratike të Kosovës, sepse vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve. Ne zgjedhim ‘zgjedhjet e reja’ në vend të nënshtrimit politik”.

“Marrëveshjet politike mund të negociohen, por jo Kushtetuta e Kosovës”, përfundoi Hoti.

Kujtojmë se deputeti Hoti, bashkë me pesë të tjerë nga GP i LDK-së, dolën kundër votimit të Bekim Sejdiut për president të vendit.

Related Articles