Certifikohen liderët luftarakë të FSK-së, përgatiten për situata komplekse operacionale

Certifikohen liderët luftarakë të FSK-së, përgatiten për situata komplekse operacionale

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) janë certifikuar pjesëmarrësit e Kursit për Lider Luftarak “Gjenerata 26-2026”.

Kursi është zhvilluar në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit të aftësive udhëheqëse të pjesëtarëve të FSK-së në nivel ekipi dhe skuadre.

Gjatë trajnimit, kursantët kanë kaluar nëpër një proces intensiv teorik dhe praktik, duke zhvilluar aftësi në lidership, vendimmarrje dhe menaxhim të situatave komplekse operacionale e taktike.

Sipas KDS-së, përmes certifikimit pjesëmarrësit kanë dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.

KDS ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e liderëve të aftë, të disiplinuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

Related Articles