Bajrami pas shkarkimit të Isufajt: Alarm për drejtësinë dhe për shtetin

Bajrami pas shkarkimit të Isufajt: Alarm për drejtësinë dhe për shtetin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në reagimin e saj, ajo e ka cilësuar si alarm për drejtësinë dhe për shtetin shkarkimin e Isufajt.

Tutje sipas Bajramit, sot u dha një mesazh i rrezikshëm për prokurorët dhe gjykatësit: kujdes se kë hetoni dhe kujdes se çfarë vendosni’.

Postimi i plotë:

Shkarkimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale është alarm për drejtësinë dhe për shtetin.

Sot u dha një mesazh i rrezikshëm për prokurorët dhe gjykatësit: kujdes se kë hetoni dhe kujdes se çfarë vendosni.

Vota qytetare i jep pushtetit të drejtën të qeverisë, jo të kontrollojë prokurorinë dhe gjykatat. KPK-ja nuk duhet të jetë vegël e asnjë pushteti politik.

Nëse një prokuror mund të largohet sepse vendimet e tij nuk i pëlqejnë pushtetit, atëherë nesër askush në drejtësi nuk mund të ndihet i sigurt kur heton një ministër, një deputet apo cilindo zyrtar të fuqishëm.

Sepse kur pushteti kontrollon institucionet që duhet ta kontrollojnë atë, qytetari mbetet i pambrojtur.

Këtë nuk duhet ta pranojmë si normale dhe nuk do ta pranojmë!

Related Articles