Sonte nata e 18-të e protestës, Haziri: Nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar

Sonte nata e 18-të e protestës, Haziri: Nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen sonte protestës së 18-të, e cila do të mbahet nga ora 19:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi, Haziri ka shprehur vendosmërinë për vazhdimin e protestës, duke theksuar se pjesëmarrësit nuk do të ndalen pa u dëgjuar.

“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Dhe nuk largohemi pa u dëgjuar!”, ka shkruar ai.

Haziri ka përsëritur se protesta mbahet në mbështetje të UÇK-së dhe në kërkim të drejtësisë.

“Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”, ka përfunduar ai.

Related Articles