Nesër, më 4 tetor, do të mbahen protesta në Bruksel dhe Aalborg në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Bruksel, protesta do të zhvillohet në sheshin afër Parlamentit Evropian, nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
“Ju bëjmë ftesë të gjithëve të vini në këtë shesh, afër Parlamentit Evropian”.
Ndërkohë, thirrje për protestë është bërë edhe në Aalborg të Danimarkës.
Nga qyteti i Aalborgut është bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë në protestën e radhës me moton “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet nga ora 13:00.
