Çlirim Haziri pas kalimit të ligjit në lexim të parë: Nuk zmbrapsemi deri sa të kalojë edhe leximi i dytë

Çlirim Haziri pas kalimit të ligjit në lexim të parë: Nuk zmbrapsemi deri sa të kalojë edhe leximi i dytë

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe pas votimit të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të parë.

“Nuk zmbrapsemi. Leximi i parë kaloi, por ne do të qëndrojmë këtu deri sa të kalojë edhe leximi i dytë. Kërkesa jonë është miratimi i ligjit deri në fund”, deklaroi Haziri.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me 90 vota për dhe asnjë kundër.

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” po vazhdojnë qëndrimin para kuvendit, në ditën e 20-të të protestës, duke kërkuar që procedura të vazhdojë deri në votimin përfundimtar të ligjit.

“Nuk largohemi. Presim votimin në lexim të dytë”, tha Haziri.

Related Articles