Ministria që e drejton dha opinion pozitiv për ligjin për Specialen, pse Donika Gërvalla nuk shkoi në seancë kur u votua?

Ministria që e drejton dha opinion pozitiv për ligjin për Specialen, pse Donika Gërvalla nuk shkoi në seancë kur u votua?

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, s’ka qenë sot fare e pranishme në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku është diskutuar dhe votuar për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Projektligji i iniciaur nga PDK kishte kaluar edhe analizat e zyrës ligjore të ministrisë që drejton Gërvalla, para se i njejti të procedohej për në Kuvend.

Gërvalla si ministre nuk kishte reaguar prej disa ditësh për vendimin e Gjykatës Speciale për krerët e UÇK’së dhe vetëm pas disa ditësh presion edhe nga protestuesit, ajo kishte dalë në një konferencë për media për Ligjin për Byronë, ku kishte folur edhe për zhvillimet në Hagë.

Ministrja kosovare kishte mohuar çfarëdo bashkëpunimi të saj me UNMIK-un, EULEX-in apo Gjykatën Speciale, ndërkohë që në një emision televiziv disa vite më parë kishte folur për mundësinë që të depononte dosje në Gjykatë Speciale.

“Nuk ka asnjë hallkë që më lidh mua as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Gjykatën Speciale, kurse ata që më kanë etiketuar me lloj-lloj emrash, do të vijë dita kur do të skuqen para pasqyrës”, kishte deklaruar ajo.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar në lexim të parë ndryshimi i propozuar nga PDK për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

LDK s’ka përkrahur ndryshimet duke thënë se beteja duhet të bëhet në Apelin e Speciales, ndërkohë që këto zhvillime brenda Kuvendit janë përcjellë me protesta jashtë institucioneve.

Kreu i LVV-së pritet që të takohet me kreun e PDK’së, Bedri Hamza, për të diskutuar edhe rreth gjetjes së një zgjidhjeje për presidentin.

Related Articles