Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se e enjtja do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, vranësirat pritet të jenë më të theksuara gjatë ditës, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5 gradë Celsius.
Gjatë ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
