Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar hapjen e afatit të ri për aplikim në Provimin e Jurisprudencës.
Sipas njoftimit të saj, aplikimi do të jetë i hapur nga 9 deri më 19 tetor 2026, përmes platformës e-Kosova.
Provimi do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2026.
Gërvalla u ka bërë thirrje kandidatëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, profesionale dhe të bazuar në meritë.
Kandidatët mund të aplikojnë përmes platformës e-Kosova, ndërsa informatat e tjera gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë./BetimipërDrejtësi/
