Vrasja e dyfishtë në Gjilan – Ky është vëllai i gruas që u vra nga bashkëshorti i saj

Vrasja e dyfishtë në Gjilan – Ky është vëllai i gruas që u vra nga bashkëshorti i saj

Egzon Bogujevci dyshohet se është njëri nga dy personat që mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Bogujevci është vëllai i bashkëshortes së të dyshuarit, Valon Ramushi.

Në këtë ngjarje të rëndë, përveç dy personave që dyshohet se janë vrarë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles