Qeveria franceze ka njoftuar sot se do të nisë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Fushata do të fillojë në mes të shtatorit për personat më të rrezikuar, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.
“Takimet do të hapen në fund të gushtit, fillim të shtatorit, për një fushatë tërheqëse e cila do të fillojë në mes të shtatorit” , tha Gabriel Attal.
“Lista e qytetarëve në fjalë do të hartohet nga Autoriteti i Lartë për Shëndetin,” shtoi ai.
Ky vendim i marrë sot nga qeveria është paralajmëruar më herët edhe nga presidenti Emmanuel Macron, i cili tha se doza e tretë do të jetë e nevojshme për personat mbi 80 vjeç.