Kufizimi 80 km/h, vozitje 197 km/h – Policia identifikon shkelësit në trafik

Kufizimi 80 km/h, vozitje 197 km/h – Policia identifikon shkelësit në trafik

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë ka nisur kontrolle të intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale, me fokus identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë. Në zona ku kufizimi është 80 kilometra në orë, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 kilometra në orë.

Për identifikimin e shkeljeve, policia po përdor automjete inteligjente, ndërsa ndaj kundërvajtësve ka paralajmëruar zbatimin e masave ligjore.

Ad Banner
Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, veçanërisht gjatë natës.

Sipas policisë, këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve./

Related Articles