Një 29-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 19:30 pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ku bëri të ditur se vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Osmani njoftoj se një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, ka thënë Osmani.
Autoritetet ishin në vendje të ngjarjes, kurse ekipet e forenzikës tash janë larguar nga vendngjarja.
