BE-ja miraton gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë

BE-ja miraton gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, të cilat synojnë kryesisht kompleksin ushtarako-industrial të vendit, ka konfirmuar të hënën shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë, Kallas bëri të ditur se më shumë se gjysma e masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e ratifikuan të hënën marrëveshjen për këto masa, e cila ishte arritur të mërkurën e kaluar.

Ndërkohë, në të njëjtin forum, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se vendi po vazhdon punën për përmbushjen e kërkesave të nevojshme për anëtarësim, duke shprehur bindjen se e ardhmja evropiane e Ukrainës është afër.

Related Articles