Pas vdekjes së 54-vjeçarit në vendin e punës në Ferizaj, ndalohet një person për 48 orë

Pas vdekjes së 54-vjeçarit në vendin e punës në Ferizaj, ndalohet një person për 48 orë

Një rast i rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Ferizajt.

Një 54-veçar, me iniciale M.M., ka humbur jetën në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” pasi i njëjti dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

“Lidhur me rastin, një 31-vjeçar, B.T është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Related Articles