Gazetari Besian Beha, ka thënë në “Pressing” të T7, se pas të hyjë në fuqi ligj-ndryshimi për Gjykatën Speciale, avokatët e Calit dhe Pjetër Shalës mund të kërkojnë që klientët e tyre të vuajnë dënimin ne Kosovë.
Beha ka thënë se pastaj përgjigja e Speciales do tregonte nëse ata e zbatojnë ndryshimin e ligjit, apo jo.
“Nëse hynë ligji në fuqi avokati i Calit dhe Pjetër Shalës mundet me një kërkesë me tha që kërkojmë që këta me ardhë me vuajtë dënimin në Kosovë. Do të ishte interesante të shohim cila do të jetë përgjigja e Gjykatës Speciale”, ka thënë ai.
