Gjykata Themelore e Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-deputetit Gani Geci, i cili dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Kjo është konfirmuar nga Klankosova.tv.
Klan Kosova ka siguruar edhe kërkesën e plotë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gecit, e cila u aprovua nga Gjykata.
Çka thotë dosja e Prokurorisë?
Më 12.10.2026, në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, i dëmtuari Lirim Mehmetaj ka raportuar se më 11.10.2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova”, në Prishtinë, ishte kanosur nga i pandehuri Gani Geci, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një postim të publikuar në Facebook për deputetin Fatos Geci.
Sipas deklaratës së të dëmtuarit, gjatë takimit, pasi ai kishte refuzuar ta largonte ose ndryshonte postimin, i pandehuri Gani Geci i është drejtuar me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”, si dhe: “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet meu vra.” me ç’rast te i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ndjenjë pasigurie për jetën dhe sigurinë e tij, “, ndërsa me dt. 12.10.2016 deri sa i dëmtuari ishte ne emisioni ,, Debat Plus,,në cilësinë e panelistit i dyshuari Gani kishte shkuar në afërsi të TV Dukagjinit, ku edhe kishte postuar video ne rrjetin social tik-tok për ti bëre me dije të dëmtuari se ndodhej aty dhe e kishte pritur për rreth dy orë qe nga studio të dilte tani i dëmtuari.
Dyshimi i bazuar mbështetet në deklaratën e të dëmtuarit, mesazhet e shkëmbyera përmes Pacebook Messenger, deklarimin e të pandehurit, si dhe publikimet e tij në rrjetet sociale pas ngjarjes. Këto prova, të vlerësuara në ndërlidhje me njëra-tjetrën, krijojnë dyshim të bazuar se i pandehuri, në kontekstin e presionit për ndryshimin e postimit, ka përdorur shprehjet e raportuara nga i dëmtuari.Verifikimi i mëtejshëm i rrethanave dhe vlerësimi përfundimtar i besueshmërisë së deklarimeve i takojnë procedurës penale.
Në rastin konkret, Prokuroria vlerëson se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri Gani Geci ka kryer veprën penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ky dyshim mbështetet në deklaratën e të dëmtuarit Lirim Mehmetaj, komunikimet e zhvilluara paraprakisht përmes aplikacionit Facebook Messenger, rrethanat e takimit të datës 11.10.2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova”, pastaj shkuarja e te dyshuarit tek objekti i TV Dukagjinit dhe pritja e te njëjtit deri sa i dëmtuari te përfundonte emisionin ku ishte i fuar si panelist, pastaj video inqizimi ne CD i cili i është bashkangjitur shkresave të lënës si dhe në deklarimin e vetë të pandehurit, i cili e pranon takimin konfirmon pritjen e te dëmtarit qe e ka ber tek TV Dukagjini gjatë transmetimit te emisionin ne ketë medium, e qe vërtetojnë dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale e cila i vihet në barr.
Në këtë fazë të procedurës nuk kërkohet që fajësia e të pandehurit të jetë provuar përtej dyshimit të bazuar, por që të ekzistojë bazë faktike konkrete dhe e arsyeshme për dyshimin se ai e ka kryer veprën penale. Prokuroria vlerëson se deklarata e të dëmtuarit, e shqyrtuar në ndërlidhje me komunikimet elektronike fotot dokumentacioni i SMS te komunikimit dhe rrethanat e pranuara të takimit, përmbush këtë standard procedural, pa paragjykuar vlerësimin përfundimtar të provave dhe fajësinë e të pandehurit.
Në kërkesë po ashtu potencohen edhe disa rreziqe si: Rreziku i arratisjes, rreziku i fshehjes ose falsifikimit të provave si dhe rreziku i përsëritjes së vepres.
