Hajduk Split mposht Ajaxin, fitore historike pas 16 vjetësh
Skuadra e njohur kroate, Hajduk Split, ka shënuar një fitore të madhe në Ligën e Konferencës, ndaj ekipit gjigant holandez Ajax me rezultat 2:1 në stadiumin “Poljud”.
Kjo fitore në skenën evropiane vie pas 16 vjetësh.
Abdoulie Sanyang kaloi vendasit në epërsi në minutën e 37-të, ndërsa Davy Klaassen barazoi për Ajaxin në minutën e 53-të. Vetëm dy minuta më vonë, Marin Šotiček shënoi golin e fitores për Hajdukun, duke ndezur festën në Split.
