BBVK5 drejt nisjes, Olsa Muhameti dhe Alaudin Hamiti paralajmërojnë një sezon plot surpriza

BBVK5 drejt nisjes, Olsa Muhameti dhe Alaudin Hamiti paralajmërojnë një sezon plot surpriza

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” po afron, ndërsa përgatitjet për rikthimin e spektaklit kanë hyrë në një fazë intensive. Producentja Olsa Muhameti dhe moderatori Alaudin Hamiti kanë shtuar kureshtjen e publikut përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale.

Olsa Muhameti ka publikuar së fundmi në Instagram një fotografi bardhezi nga prapaskenat e përgatitjeve, ku shfaqet së bashku me moderatorin dhe autorin e spektaklit, Alaudin Hamiti.

Krahas fotografisë, producentja ka ndarë një mesazh që paralajmëron se nisja e sezonit të ri është gjithnjë e më afër.

“Po afrohet dita… Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë. Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Muhameti.

Postimi është ripublikuar edhe nga Alaudin Hamiti në InstaStory, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve që presin rikthimin e formatit televiziv.

Edhe pse produksioni ende nuk ka njoftuar zyrtarisht datën e premierës, mesazhi i dy figurave kryesore të spektaklit lë të kuptohet se puna për edicionin e pestë po vazhdon me intensitet.

Ndërkohë, një nga pikëpyetjet më të mëdha mbetet përbërja e kastit. Publiku është në pritje të emrave të personazheve të njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Përveç banorëve të rinj, interesim ka edhe për ndryshimet dhe risitë që mund të sjellë BBVK5, pas katër edicioneve të mëparshme.

Për momentin, produksioni po i mban të rezervuara detajet kryesore, ndërsa mesazhi i Olsa Muhametit dhe Alaudin Hamitit është një tjetër sinjal se numërimi mbrapsht për nisjen e “Big Brother VIP Kosova 5” ka filluar.

Related Articles