Presidentja Shiroka Pula ka uruar Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitimin e dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, duke vlerësuar se bashkimi politik dhe besimi i qytetarëve kanë sjellë këtë rezultat.
Ajo u ka uruar deputetëve shqiptarë suksese në mandatin e ri, duke shprehur shpresën se do të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, zhvillimin ekonomik dhe respektimin e dinjitetit kombëtar.
Shiroka Pula u ka bërë thirrje që ta ruajnë unitetin edhe gjatë mandatit të ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në përfaqësimin e shqiptarëve.
