Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, kontrolli është kryer të dielën mbrëma, më 25 tetor, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.
“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Albert Sylaj dyshohet se të dielën mbrëma e vrau me sëpatë ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, disa minuta pasi ajo ishte kthyer nga stacioni policor.
I dyshuari vazhdon të jetë në kërkim të Policisë së Kosovës.
Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për informacione që mund të ndihmojnë në lokalizimin dhe arrestimin e tij
