Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar Presidenten Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka uruar për marrjen e detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka theksuar se Britania e Madhe e vlerëson lart miqësinë e saj të gjatë me Kosovën, duke rikujtuar edhe mesazhin e urimit të Mbretit për presidenten e re.
“Ishte kënaqësi të takoja Presidenten Shiroka-Pula dhe t’i uroja marrjen e detyrës. Pres të punojmë së bashku për të forcuar partneritetin tonë dhe për të mbështetur sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin”, ka shkruar ambasadori britanik.
Ai ka ritheksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, me fokus në siguri, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.
