“Fisi është për dasmë”, Bajrami akuzon Qeverinë për punësimin e familjarëve në ambasada

“Fisi është për dasmë”, Bajrami akuzon Qeverinë për punësimin e familjarëve në ambasada

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë pas emërimeve të fundit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke pretenduar se në ambasada po sistemohen familjarë dhe persona të afërt me zyrtarë të pushtetit.

Në reagimin e saj, Bajrami ka përmendur tri raste: mbesën e ministrit Xhelal Sveçla në Washington, kushërirën e Luan Dalipit në Berlin dhe bashkëshorten e një ish-bashkëpunëtori të tij në Iowa.

Ajo ka akuzuar Qeverinë se, në vend që të merret me problemet me të cilat përballen qytetarët, po angazhohet për sistemimin e personave të afërt në përfaqësitë diplomatike.

“Ju kanë mashtru. Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën. Ju kanë mashtru e kanë dështu. E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja ka publikuar edhe një video të kryeministrit Albin Kurti, në të cilën ai kundërshtonte sistemimin e familjarëve në institucione, duke përdorur shprehjen: “Fisi është për dasma”.

Related Articles