Po mblidhte gështenja kur iu shfaq ariu i madh, qytetari nga Deçani tregon momentet e frikshme

Po mblidhte gështenja kur iu shfaq ariu i madh, qytetari nga Deçani tregon momentet e frikshme

Një qytetar nga Deçani ka përjetuar momente frike të dielën, pasi gjatë mbledhjes së gështenjave në afërsi të një maje mbi fshatin Pobërgjë, është përballur me një ari të madh, i cili i është shfaqur në një distancë shumë të afërt.

Sejdi Tolaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ariu iu shfaq rreth 10 metra larg tij dhe një familjari, të cilët në atë moment po mblidhnin gështenja.

Sipas rrëfimit të tij, familjari që ndodhej rreth shtatë deri në tetë metra larg e njoftoi për praninë e ariut. Të frikësuar nga situata, ata vendosën të largoheshin me vrap përmes një përrocke.

“Vrapuam për afërsisht 20 minuta dhe, fatmirësisht, ariu nuk na ndoqi. Shpëtuam pa pasoja!”, ka shkruar Tolaj.

Pas këtij rasti, ai ka paralajmëruar qytetarët që dalin për të mbledhur gështenja në këtë rajon që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin daljen vetëm në zonat malore.

Related Articles