Tragjedi në Prizren! 22-vjeçari humb jetën pasi bie nga një lartësi me motoçikletë

Tragjedi në Prizren! 22-vjeçari humb jetën pasi bie nga një lartësi me motoçikletë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të premten, më 6 nëntor, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën në një aksident me motoçikletë me katër rrota (ATV).

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur i riu dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë nga një lartësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës, por fatkeqësisht, pas ekzaminimit mjekësor, është konstatuar vdekja e 22-vjeçarit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Related Articles