Për herë të parë në histori një futbollist do të paguhet edhe me kriptovaluta.
PSG konfirmoi të enjten se “paketa financiare” e Messit përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutës së tyre të njohur si “$PSG Fan Tokens”. Klubi francez e lëshoi këtë valutë digjitalepër herë të parë te fansat e tij një vit më parë.
‘$PSG Fan Tokens’, e krijuar në janar të vitit 2020 me platformën Socios.com, u krijua për të ndihmuar PSG-në të krijojë një komunitet të ri tifozësh.
PSG tani pretendon se transferimi i argjentinasit 34-vjeçar u mundësua pjesërisht me kripto si një nga “markat më novatore dhe avangarde në sportin global”.
Zyrtari kryesor i partneriteteve të PSG-së, tha në një deklaratë se afrimi i Socios.com dhe ‘$PSG Fan Tokens’ i ka mundësuar klubit të angazhohet me një audiencë të re globale dhe të krijojë një rrjedhë të rëndësishme të të ardhurave digjitale.
Në anën tjetër, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi u tha gazetarëve të mërkurën se bota do të “tronditet” nga të ardhurat financiare të krijuara nga nënshkrimi i klubit me superyllin botëror të futbollit.
Efektet janë parë tashmë. 24 orë pas prezantimit të Messit, miliona euro janë fituar nga shitja e fanellës, janë rritur aksionet e klubit dhe PSG vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga të katërta anët.
Messi nënshkroi kontratë dy vjeçare me PSG-në dhe do të fitojë deri në 40 milionë euro në sezon me bonuse. Leo tashmë ka nisur epokën e re te Barça. Ai ka zbritur në fushë dhe ka nisur stërvitjet me PSG-në.