Shifër alarmante, 1009 raste të reja me COVID në Kosovë

Shifër alarmante, 1009 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se kanë rezultuar pozitivë 1009 qytetarë, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se kanë vdekur dy person nga COVID, ndërsa janë shëruar 82.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6,784 testime.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 4,416. 

Related Articles