Kosova ngritet për 5 pozita në renditjen e re të FIFA-s

Kosova ngritet për 5 pozita në renditjen e re të FIFA-s

Kosova është ngjitur për pesë vende në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Dardanët tani ndodhen në vendin e 115-të në renditje. Në anën tjetër, Shqipëria ka rënë në dy pozita në këtë renditje. Kuqezinjtë tani janë në vendin e 69-të.

Kreun e mban Belgjika derisa rritje ka pasur Brazili, Italia dhe Argjentina.

Në Top-10 ekipet përfaqësuese më të mira janë edhe Spanja, Portugalia, Mexika e SHBA.

Lista e Kombëtareve që kanë rangim të mirë pasohet nga Danimarka, e cila ka pasur sukses këtë europian, duke kaluar në çerekfinale, Holanda dhe Uruguai në pozitën 13-të.

Në mesin e skuadrave që përbëjnë ekipet e radhitura deri në vendin 20-të, janë edhe Zvicra e cila ka shënuar rezultate inkurajuese së fundi në EURO 2020, si dhe Columbia, ndërsa Gjermania ironikisht është gjendet në pozitën e 16-të të, e pasuar nga Suedia (17), Kroacia (18), Uellsi (19) e Kili në pozitën e 20-të.

Kosova është e radhitur saktësisht në pozitën 115, pas Koresë së Veriut, Azerbeijanit, Mozambikut e Ishujve Faroe, dhe para Taxhikistanit, Nigerisë, Maloëit, Zelandës së Re e Tajlandës, e kështu me radhë.

Related Articles