Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë

Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka takuar përfaqësues të mërgatës shqiptare, me të cilët ka diskutuar për përfshirjen më të madhe të diasporës në jetën publike, institucionale dhe ekonomike të Kosovës.

Kurti ka theksuar se kontributi i mërgatës është i rëndësishëm për forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke sjellë përvojën, ekspertizën dhe kulturën e punës nga shtetet e zhvilluara.

Ai ka bërë të ditur se, përmes mekanizmit “Dritarja për Investime të Diasporës”, do të mbështeten ndërmarrësit nga mërgata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.

“Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar”, ka deklaruar Kurti.

Krahas kësaj, kryeministri ka përmendur edhe Programin 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri, përmes të cilit synohet mbështetja e projekteve strategjike dhe prioritare në sektorin industrial.

Takimi me mërgatën në Francë u zhvillua të dielën, para pjesëmarrjes së Kurtit në Forumin e Paqes në Paris.

Related Articles