Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën

Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën

Fundviti po afron e për Kosovën asnjë njohje të re në 2026.

Të fundit që erdhën, janë në vitin e kaluar, kur Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas thanë se e pranojnë pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.

Për dikë, kjo flet për mungesë serioziteti të diplomatëve aktualë.Ish-diplomatja Alma Lama tha se kjo situatë dëshmon mungesën e një politike të mirëfilltë për njohjet dhe paralizimin e diplomacisë si pasojë e krizës politike në vend.

Përveç kësaj, ka edhe shkaqe tjera.

Profesori i diplomacisë, Dorajet Imeri përmend edhe pozicionimet gjeostrategjike të shteteve, lobimin e Serbisë dhe mungesën e angazhimit të Kosovës në këtë drejtim.

Prandaj, njohësit e fushës thonë se vëmendje duhet t’i kushtohet sidomos shteteve të BE-së që kundërshtojnë pavarësinë e vendit.

Related Articles