Izraeli vret komandantin e brigadës së Hamasit në Rafah – grupi konfirmon humbjen e zyrtarit të lartë ushtarak

Izraeli vret komandantin e brigadës së Hamasit në Rafah – grupi konfirmon humbjen e zyrtarit të lartë ushtarak

Një komandant i lartë i krahut të armatosur të Hamasit është vrarë në një sulm ajror izraelit në jug të Rripit të Gazës.

Bëhet fjalë për Samir Abu Younis, komandantin e brigadës së Rafahut, vdekja e të cilit është konfirmuar nga Hamasi.

Sipas Reuters, sulmi ka ndodhur në zonën Al-Mawasi të Khan Younisit, ku personeli mjekësor ka raportuar edhe persona të plagosur.

Ushtria izraelite ka deklaruar se Abu Younis drejtonte brigadën e Rafahut që nga shtatori, pas vrasjes së paraardhësit të tij.

Nga ana tjetër, krahu i armatosur i Hamasit ka deklaruar se ai kishte qenë i përfshirë në planifikimin dhe drejtimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Vrasja e tij vjen pavarësisht armëpushimit të tetorit 2025, i cili ndali luftimet në shkallë të gjerë, por nuk i dha fund sulmeve dhe përplasjeve në Gaza.

Related Articles