Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e gazetarit dhe politikologut, Ramush Tahiri.
“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri. Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja. Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga”, thuhet në telegram.
AGK ka thënë se e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri” thuhet në telegram ngushëllimi nga AGK.