Maqedoni: Për dy javë rreth 4.000 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedoni: Për dy javë rreth 4.000 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Dy javët e fundit situate me virusin korona është përkeqësuar. Ka një rritje rapide të rasteve të reja, personave që kërkojnë ndihmë nëpër spitale si dhe viktimave apo personave që humbin jetë si pasojë e këtij virusi.

Ndonëse nga 1 gushti kishte vetëm 54 raste të reja, më 12 gusht në nivel ditor janë shënuar 672 raste të reja.

Në fillim të muajit kishim vetëm 613 raste aktive ndërkaq pas dy javëve janë shënuar 4369 raste aktive të personave të infektuar me COVID-19.

Siç thash në fillim edhe numri i viktimave është rritur. Në fillim të muajit vetëm një person kishte humbur jetën nga virusi, edhe me datë 5 dhe 6 kishte nga një person që kishte humbur jetën nga virusi korona, më pas nga data 11 dhe 12 është rritur numri i viktimave.

Në këtë hartë janë të paraqitura Qendrat rajonale të Shëndetit publik. Me ngjyrë të kuqe dhe të kuqërremtë janë të paraqitura qytetet gjegjësisht komunat me më shumë të infektuar dhe siç shihet në pjesën Veri-perëndimore ka më shumë raste aktive.

Situata me Covid-19 jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por është përkeqësuar edhe në Evropë. Nga kjo hartë mund të shihet se shtetet që bëjnë pjesë në Ballkanin Perëndimor, shënojnë rritje apo përkeqësim të situatës me COVID-19.

Nga 17 korriku Ministria e Shëndetësisë më nuk ndan me qytetarët numrin e personave që janë të hospitalizuar nëpër qendra COVID-19 apo nëpër spitale infektive.

Related Articles