Policia me kontrolle më të rrepta për respektim të masave anti-COVID, rritet për më shumë se 100 numri i tiketave të shqiptuara në 24 orë.
Policia e Kosovës ka rritur kontrollet për masat anti-COVID dhe kjo vërehet edhe nga numri i tiketave të shqiptuara në 24 orët e fundit.
Në të dhënat e ditëve të fundit nga Policia e Kosovës, shihet se shqiptimi i tiketave është rritur për më shumë se 100 në 24 orët e fundit.
Teksa në ditët e kaluara kishte nga 4 ose 5 tiketa të shqiptuara, e me raste edhe asnjë, ky numër është rritur ndjeshëm të shtunën e 14 gushtit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 117 tiketa për mos respektim të Ligjit anti-COVID.
Nga të dhënat e ditëve të tjera shihet se në 24 orët e fundit ka pasur një intensitet më të rreptë të kontrollove nga policia, pasi një ditë më parë ishin shqiptuar vetëm 4 tiketa.
Në raportin e datës 13 gusht nuk figuronte asnjë tiketë e shqiptuar për mos-respektim të masave anti-COVID.
Kurse, më 12 gusht gjithashtu ishin shqiptuar vetëm 4 tiketa na bazë të ligjit anti-COVID./Gazeta Enigma/