Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së Agim Bahtirit për kryetar të kësaj komune.
Ferati në llogarinë e tij në Facebook e ka quajtur tragjikomedi rikandidimin e Bahtirit për të parin e Mitrovicës.
Ai thotë se kjo është një arsye më shumë për të ikur nga ky vend.
“Ne tragjikomedinë Gima & VV, komikja është Gima e tragjikja janë votuesit dhe “demonkracia e Orwellit”! Prandaj duhet ikur nga ky vend”, ka shkruar Ferati.