Vdes foshnja e porsalindur në aksidentin në Grashticë, dy të tjerë të lënduar rëndë.
Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pasi ka qenë duke udhëtuar në njërën prej dy veturave të aksidentuara në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku Naser Syla.
“E vdekur ka ardh në emergjencë . Dy prej të lënduarve të tjerë janë në gjendje të rëndë , e të tjeret janë liruar për në shtëpi”, ka thënë ai.
Viti i lindjes së foshnjës ka qenë 2021.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.