Ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka zvarritur çështjen e personave të pagjetur

Ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka zvarritur çështjen e personave të pagjetur

Ndërrimi i shpeshtë qeverive ka bërë që çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur të zvarritet, thonë familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, u shpreh pesimist rreth zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi sipas tij puna në gërmimet e fundit si në Kizhevak por edhe në lokacione tjera po cilësohet si një lojë politike.

“Është mëkat shumë i madh me luajt në këtë lokacion i cili është punuar pesë vite dhe është ditur pika se ku gjinden, ka pasur dëshmitarë, janë tregu imazhet satelitore, është një lojë politike kaq e rëndë në të cilën zemrat neve po dojnë me na plas. Unë po them që bollni me politizime, si në Kizhevak ku nuk shohim një sukses të madh e ashtu edhe në lokacione të tjera”, tha Qerkini.

Tutje, Qerkini u shpreh se mos të pret askush që Serbia do t’i hap arkivat ushtarake pa ndonjë presion të madh, dhe si zgjidhje të vetme e sheh ndihmën e ndërkombëtarëve që fati i Kosovës mos të mbetet në duart e Serbisë.

“Arkivat i kanë kërkuar moti, kanë thënë se ne i hapim por tek ne është përgjigja që UÇK nuk ka pasur arkiva, mirëpo mos të pret askush që Serbia t’i hap arkivat pa një presion të madh, mirëpo kush mund të na ndihmojë pa arkivat e Serbisë, e ata janë vetëm ndërkombëtarët si në varreza masive që të na tregojnë përmes imazheve satelitore, dhe procesi të mos ngec nga duart e Serbisë”, theksoi tutje ai.

Related Articles