Laporta thotë se largimi i Messit ishte vendim i duhur

Laporta thotë se largimi i Messit ishte vendim i duhur

Presidenti i Barcelonës ka folur sërish rreth largimit të Messit nga klubi.

I pari i klubi katalonas mbajti konferencë për media rreth situatës në të cilën ndodhet klubi.

Tutje, ai tha se kanë marrë vendimin e duhur me largimin e Messit, pasi nuk kishin mundësi tjera.

“Vullneti ynë ishte që Messi të qëndrojë, por klubi është në këto situata (ekonomike). Nëse LaLiga do të kishte qenë më fleksibile, do të mund ta mbanim. Ne kemi marrë vendimin e duhur me largimin e Messit. E pashë të lumtur, e meriton” – u shpreh Laporta.

Lionel Messi është transferuar në Paris Saint-Germain ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Ndonëse ishte shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Barcelonën, gjithçka u prish në fund për shkak të La Ligas.

Ylli argjentinas madje kishte pranuar ta përgjysmonte pagën, por që nuk kishte mjaftuar ta mbante atë në klubin ku fitoi gjithçka, duke u larguar pas 21 viteve. 

Related Articles