SC Gjilani ka njoftuar se ka kryer vaksinimin e tërësishëm të skuadrës. Në gatishmëri të plotë pret fillimin e edicionit të ri 2021/2022 të Superligës së Kosovës në Futboll, që nis me 21 gusht.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi pasi ka kryer të gjitha fazat e përgatitjeve për të pritur sa më e gasthme edicionin e ri, sot ka mbaruar edhe procesin e vaksinimit. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit Gjilanas.
Kujtojmë që vaksinimi është kushti kryesor i paraparë nga FFK-ja, sipas rekomandimeve të institucioneve relevante ndërkombëtare dhe vet IKShPK-së.
POSTIMI:
Gati për kampionat
Skuadra tashmë është vaksinuar e tëra
Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin!