“Pako për ringjallje ekonomike të implementohet sa më shpejtë, sektori privat në gjendje të vështirë”

“Pako për ringjallje ekonomike të implementohet sa më shpejtë, sektori privat në gjendje të vështirë”

Qeveria e Kosovës muajin e kaluar bëri ndarjen e 420 milionë euro për ringjalljen ekonomike.

Pako që përmban pesë masa ka filluar implementimin, por Liron Gjocaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)ka thënë se ajo duhet të gjejë zbatim sa më shpejtë.

Krejt kjo ngase sipas tij,  gjendja në sektorin privat nuk është aspak e mirë.

“Po pandemia Covid-19 ka ndikuar mjaftë shumë dhe ka shkaktuar shumë dëme si tek bizneset ashtu edhe tek qytetarët. Pakon e ringjalljes ekonomike ne si INDEP e shohim në një moment të duhur dhe mjaftë atraktive”.

“Nga buxheti shohim se kjo pako në vlerë prej 420 milionë euro kjo pako i ka pesë masa kryesore që shërben si mbështetje për bizneset, infrastrukturën, punësimit, familjet, investime tjera etj. Kjo pako vjen në një situatë jo të lehtë dhe kritike ku jemi në proces të vaksinimit, por dëmet akoma po paraqiten te bizneset, dhe që implementimi të bëhet sa më shpejtë”.

Tutje ai tha se masat për sektorin privat dhe kthimin e vendeve të punës do ishte një sukses, nëse bëhet implementimi ashtu siç kanë premtuar.

“Sektori privat ka qenë i dëmtuar nga mbylljet totale e edhe pas hapjeve, por në pako përfshihet mbështetja e sektorit privat, kthimi i punëtorëve nga vendet e tyre të punës, krejt kjo nëse bëhet implementimi me kohë dhe ashtu siç kanë premtuar, pasi do jetë një mbështetje e madhe për sektorin privat”, theksoi tutje ai.

Related Articles