Bashkatdhetarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë janë duke u kthyer në shtetet evropiane ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në vendkalimet kufitare paraqitet e qetë, në përjashtim të pikës kufitare Merdar,
Në dalje të kësaj pike (Merdare) janë krijuar kolonat e gjata deri në 700 metra, bashkatdhetarët duhet të presin deri dy orë për të dalë nga territori i Kosovës përmes kësaj pike.
Kolona deri në 100 metra janë krijuar edhe në Jarinje, qytetarët duhet të presin deri në 30 minuta për dalje nga Kosova.
Pikat tjera kufitare janë të lira për qarkullim, ku hyrja dhe dalja mund të bëhet nga 3 deri në 10 minuta.