Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një 33-vjeçar ka bërë vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, ai ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.
Sipas SHKK-së, ai ishte recidivist i kësaj vepre penale, teksa ishte edhe përdorues i drogave.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritaren e dhomës”
“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK”
“Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore”, thuhet në njoftim.