Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka nxitur udhëheqësit e Europës që të marrin përgjegjësinë për refugjatët që po ikin nga Afganistani.
“Turqia nuk e ka ndërmend të bëhet “magazina e emigrantëve të Europës”, përballë kaosit të vazhdueshëm, tha ai.
Që nga marrja e kontrollit nga talebanët këtë fundjavë, dhjetëra mijëra afganë janë përpjekur të evakuohen. Një numër i tyre kanë kaluar në Turqi, sipas grupeve të ndihmës për emigrantë dhe mediave shtetërore.
Turqia aktualisht është nikoqire e rreth katër milionë refugjatëve, shumica prej tyre sirianë që ikën nga lufta civile e vendit të tyre. OKB vlerëson se Turqia aktualisht strehon më shumë refugjatë nga çdo vend tjetër i botës.
Tash, diku midis 500 dhe 2000 afganë vlerësohet të mbërrijnë në Turqi çdo ditë, shkruan Reuters, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan tha gjithashtu se Turqia mund të përfshihet në diskutime me qeverinë e udhëhequr nga talebanët, të cilët paralajmëruan se janë duke e ngritur në Afganistan.