Qendra e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se sërish ka pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftim bëhet e ditur se në Merdarë pritjet në dalje janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në dy orë e gjysmë.
Po ashtu edhe në Vërmicë pritet janë deri në gjysmë ore për të dal nga Kosova.
Vlen të theksohet se është kërkuar nga mërgimtarët që të shfrytëzojnë edhe pikë-kalimet e tjera kufitare, në mënyrë që të mos krijohen kolonat e gjata.