Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të enjten në orët e vona të natës në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasojë përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, derisa personat e vdekur janë të vitit 1998, ndërsa tjetri është i vitit 1999.
“Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.
Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe zjarrfikëseve ka dalë edhe prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim që trupat e pajetë të dërgohen në IML në Prishtinë për obduksion.
Me rastin po merren hetimet rajonale të njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren.