Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e katërt të vdekjes, ish-kryeministrin dhe zyrtarin e lartë të PDK-së, Bajram Rexhepin.
Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore.
“Në momentet më të vështira për njerëzit e Kosovës, ai ishte aty, çdo herë. Në luftë për të shëruar plagët, në paqe për të ndërtuar shtetin. Gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë. Zë i arsyes që nuk i ikte përgjegjësisëc, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi: