Ministria e Shëndetësisë, në raportin 24-orësh bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar 12 mijë e 666 persona, nga të cilët 2 mijë e 279 rezultuan pozitiv, raporton Gazeta Enigma.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tetë viktima nga COVID-19.
Sa i përket grup-moshave, në rastet e reja edhe këtë herë të rinjtë janë me numrin më të madh me COVID-19.
Gjithshej 507 raste të reja u shënuan nga grup-mosha (20-29 vjeç).
Shqetësuese mbetet edhe rritja e infektimeve te fëmijët, vetëm brenda një dite u infektuan 52 fëmijë nga mosha 0 deri në 9 vjeç.
Ndërsa, u infektuan 265 persona nga mosha 10 deri në 19 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 12 mijë e 666 mostra, nga të cilat 2 mijë e 279 kanë rezultuar pozitive.
Si pasojë e infektimit me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona.
MSh ka njoftuar se deri më sot 234 mijë e 731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 18.287.
Në krahasim me dje, numri i rasteve të reja është rritur për 29, ndërsa numri i viktimave është rritur për 4.
Kujtojmë se kohëve të fundit në Kosovë, për çdo ditë po thyhet rekord i ri i rasteve të reja./Gazeta Enigma/