Spanja: Gjermania dhe Austria në listën e vendeve me rrezik të lartë për udhëtime

Spanja: Gjermania dhe Austria në listën e vendeve me rrezik të lartë për udhëtime

Me përjashtim të land-it Burgenland, nga data 23 gusht të gjitha shtetet federale të Austrisë (Land-et) do të jenë në listën e rrezikut nga Spanja.

Për vizitorët nga Austria hyrja në Spanjë nga dita e hënë do të bëhet më e vështirë, kjo për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve.

Kështu u njoftua të premten nga Ministria e Shëndetësisë në Madrid.

Deri më tani, vetëm katër lande (Salzburg, Tirol, Vorarlberg, Vjenë) kanë qenë në listën e rrezikut. Vizitorët nga Austria duhet të jenë të pajisur me 3G (vaksinim, shërim apo test), transmeton albinfo.at

Sipas portalit austriak oe24.at, nga  23 gushti  edhe Gjermania do të shpallet nga Spanja zonë të rrezikuar nga korona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë Spanjolle. Ky klasifikim është fillimisht i vlefshëm vetëm për shtatë ditë. Pra, gjithë vizitorët e moshës mbi 12 vjeç duhet të janë të pajisur me 3G. Kjo rregullore vlen deri në mesnatën e datës 29 gusht.

Në rast se jeni të pajisur vetëm me test Antigen, ai nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë, me testin PCR jo më i vjetër se 72 orë.

Vizitorët nga vendet me numër të ulët të infeksioneve dhe jo në listën spanjolle të zonave të rrezikuara lejohen të hyjnë në vend pa asnjë kusht, përveç se paraprakisht duhet të plotësohet një formular në internet. Me këtë rast, do të merrni një kod “QR-Code”, të cilin duhet të tregoni me të hyrë në shtetin spanjoll.

Linjat ajrore shpesh kontrollojnë para nisjes nëse udhëtarët i plotësojnë të gjitha kërkesat.

Related Articles