Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që t’i shtyjë zgjedhjet për 6 muaj si shkak i situatës me pandeminë.
Ai ka thënë se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është skandaloz dhe se Kosova është për ‘marre e gjynah’ sa i përket menaxhimit të pandemisë.
Syla i ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe të formohet një grup për shpëtim nacional nga pandemia.
“Nuk po kërkoj takime, foto të çastit e lëmosh, po kërkoj njerzi dhe ndenje”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë: