663 tiketa të shqiptuara për 24 orë për mosrespektim të masave kundër COVID-it

663 tiketa të shqiptuara për 24 orë për mosrespektim të masave kundër COVID-it

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë  shqiptuar 663 gjoba për mospërfillje të masave kundër koronavirusit, raporton Gazeta “Enigma”.

Ditëve të fundit shqiptimi i gjobave për mosrespektim të masave kundër COVID-it është rritur, ku vetëm për 24 orë janë shqiptuar 664, e një ditë para saj 722 të tilla.

Kujtojmë se masat e reja kundër COVID-it kanë hyrë në fuqi qysh të premten më 20 gusht.

Ajo vendosi që të reduktohen gati të gjitha aktivitetet publike deri në masën e mbylljes totale siҫ janë, klubet e natës dhe ahengjet familjare që në stinën e verës në Kosovë janë të shumta.

Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në të gjitha ambientet e mbyllura publike. “Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Gazeta Enigma.

Related Articles